fbpx

Afrim Muqiqi për tubimin e Kurtit: E turpshme, e tmerrshme, nga nesër mbajmë dasma

Në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës u vendos që dasmat të ndaloheshin, duke nxitur kështu reagime të ashpra nga këngëtarët në vend 


Madje ata kishin protestuar në një kohë, duke kërkuar që dasmat të mbahen pasi sipas tyre tubime tjera po lejoheshin dhe ishte e palogjikshme që dasmat të ndaloheshin.

Derisa sot u mbajtën zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe Mitrovicë të Veriut,  u panë qytetarë të shumtë duke festuar fitoren e kandidatëve të tyre.

Ishin simpatizantët e Vetëvendosjes që dolën në rrugë afër selisë së Lëvizjes për të festuar fitoren e kandidatit të tyre.

E  për këtë ka reaguar këngëtari i  njohur Afrim Muqiqi i cili tha se kjo ishte diçka e turpshme, derisa në shesh ka muzikë e turma të njerëzve por ende dasmat ndalohen.

‘’ Këta politikanë na kanë thanë me mbajtë distancë, Ku është logjika që të ketë muzik në shesh, e këta politikanë të flasin’’, tha ai.

Derisa Muqiqi paralajmëroi se dasmat do fillojnë të mbahen pasi po lejohen tubime të tilla.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka shënuar rekorde të zeza për javë të tëra, derisa sistemi shëndetësor është rënduar dukshëm, dhe janë ndërmarrë masa në të cilat ora policore parashihet nga ora 19:00.