Aliti: Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë

Fidan Aliti është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e Përfaqësuesen e Kosovës në barazimin 0-0 ndaj Greqisë në udhëtim në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.


Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi të gjithë te Kosova.

Mbrojtësi Aliti e ka cilësuar si pozitiv këtë barazim, ndërsa ka lavdëruar karakterin e ekipit.“Besoj se ky ishte një rezultat pozitiv për ne. Jo vetëm rezultati, por edhe interpretimi i ndeshjes që bëmë. Treguam karakter secili lojtarë. Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë. Ishte me rëndësi për grupin dhe secilin lojtar”, ka thënë fillimisht Aliti pas ndeshjes.

“Motiv besoj se kemi gjithmonë pasi luajmë gjithmonë për Kosovën. Nëse ndonjë nuk ka motiv, ky është gabim. Secili maksimalisht është i motivuar dhe jep gjithnjë 100 për qind për Kosovën”.

Lexo po ashtu:
Notat e lojtarëve të Kosovës në përballje me Greqinë – Muric yll, Kastrati lojtar i së ardhmes
“Pritja e Aros ishte shumë e rëndësishme, pasi aty tregoi se gjithçka është e mundur dhe besuam akoma më shumë që të marrim diçka nga kjo ndeshje. Ishte e rëndësishme ta mbanim Greqinë në 0 pasi në disavantazh do të ishte e vështirë”.

“Është e vërtetë që nuk kemi fituar, por kemi luajtur ndeshje të mira. Jemi profesionistë dhe rezultatet janë të rëndësishme. Këtë e dimë të gjithë. Muajin tjetër kemi tjera ndeshje dhe aty synojmë fitoren”, përfundoi mbrojtësi.

Artikuj të ngjashëm