fbpx

Basha: Rama katastrofë kombëtare, 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së tij

Kryetari demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar një katastrofë kombëtare kryeministrin Rama pasi gjatë qeverisjes së tij 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin.

Në videon e postuar në facebook, Basha e akuzon Ramën se me politikat e tij po çon në zhdukjen e brezave të së ardhmes, ndërsa që premton se PD do të rikthejë shpresën te të rinjtë.

“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!

Katastrofë kombëtare 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës. Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhmen të zhduken.

Ne do sjellim punën e mundësi të reja ne do të sjellim në vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij”.