fbpx

Befason Donald Trump, bën deklaratën e pazakontë në intervistën e parë televizive që nga humbja e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se edhe vetë demokratët besojnë se zgjedhjet u mashtruan, prandaj fitoi Joe Biden.

Ai ka dalë për herë të parë në një intervistë televizive që nga humbja e zgjedhjeve parlamentare.

Ai i ka qëndruar deklaratave të mëparshme duke thënë se zgjedhjet u vodhën. Trump ka bërë një deklaratë të çuditshme duke u shprehur se edhe vetë demokratët besojnë se zgjedhjet u mashtruan, prandaj fitoi Biden.

Presidenti i tha moderatores së Fox News, Maria Bartiromo gjatë një interviste të ndezur në ‘Sunday Morning Futures’ se ‘nuk ka asnjë mënyrë’ që Biden të fitojë më shumë vota sesa Barack Obama në dy zgjedhjet e tij presidenciale.

“Nëse republikanët lejojnë që kjo të ndodhë, ju kurrë nuk do të keni një Republikan tjetër të zgjedhur në historinë e këtij vendi, në një nivel Senati ose në një nivel presidencial … ose në një Shtëpi”, tha Trump.

“Votimi përmes postës është një katastrofë totale,” shtoi ai, duke këmbëngulur se ky medium ishte mënyra se si demokratët ishin në gjendje të “manipulonin” zgjedhjet.