fbpx

Deputeti i AAK-së tregon 7 arsye pse Ramush Haradinaj duhet të jetë president

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se arsyeja e parë është dialogu me Serbinë.

Ai thotë se dialogut i duhet një president që ka identitet jo vetëm politik.

Postimi i plotë:

SHTATË PREMISA PSE HARADINAJ DUHET TË BËHET PRESIDENT

. Premisa e parë, dialogut me Serbinë i duhet një President, së këndejmi edhe kryenegociator, i cili ka identitet jo vetem politik.
. Premisa e dytë që Haradinaj ka një të kaluar jo vetëm politike është garancë e madhe për një zgjidhje të përhershme, jo të dhimbshme për Kosovën.
. Premisa e tretë prej nga duhet reflektuar për Presidentin e radhës, është fakti që Haradinaj për dy dekada është atakuar nga propaganda serbe, me qëllim që ta bëjë skenën politike të Kosovës me përfaqësues “më të mundur” dhe më të lehtë për dialog.
. Premisa tjetër, e katërta, zgjedhja e Haradinaj rezulton me predominim psikologjik në dialog me Serbinë, faktor shumë i rëndësishem në një dialog me një histori të vështirë.
. Premisa e pestë është ajo diplomatike.
Vetë perfaqësimi në dialog dhe pranimi nga bashkësia ndërkombëtare e Haradinajt si President e kryenegociator, i bën temat më të qarta për çfarë mund të negociohet, e çfarë jo.
. Premisa e gjashtë, nëse Kosova do të përfaqësohej nen këtë nivel, domosdoshmërisht bashkësia ndërkombëtare ul pritshëmeritë për palën tonë, dhe me propagandën serbe në anën tjëtër, Kosova mund të rreshqasë në dialog teknik, dialog ky që prodhon nëntema në dëm të Kosovës, mbase edhe pa zgjidhje fare.
. Premisa e shtatë, me Haradinajn në krye, nëse vërtet kërkohet zgjidhje, ajo bindshēm është më e pranueshme për ne, për aleatët tanë, njëkohësisht shuan ambiciet e diplomacisë serbe për të mbajtur “peng politik” Kosovën.