fbpx

Dhunoi shqiptaren, Robinho dënohet me 10 vjet burg

Ish sulmuesi i Milan, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për dhunim në grup, ka konfirmuar sot gjykata italiane


Incidenti ka ndodhur në një klub nate në Milan më 22 janar 2013 dhe viktimë ishte një 22 vjeçare shqiptare.

Robinho dhe shoku i tij Ricardo Falco janë shpallur fajtor dhe u dënuan më nëntë vite burg, e cila gjë është konfirmuar nga shkalla e parë e apelit në Milan sot.

Fillimisht u konfirmua dënimi fillestar nga gjykata e apelit, bashkë me një shumë prej 60 000 euro që i është dhënë si paketë viktimës nga dy burrat.

Në këtë dhunim grupor ishin të involvuar gjashtë burra, por katër prej tyre ende nuk janë identifikuar apo gjykata italiane nuk ka qenë në gjendje që t’i identifikojë.

Sistemi i drejtësisë italiane i ka katër nivele të apelit, kështu që Robinho për momentin nuk do të detyrohet me dhunë të shkoj në burg.