Ekskluzive/ Lulzim Basha sipas meje!

Nga Haxhi Isufi

Lulzim Basha sot ka pëfunduar në një gazetar terreni. Sa here që del Edi Rama në televizor del dhe ai pas tij. Ikën Edi Rama diku, iken dhe Luli në një vend tjetër për të bërë ndonjë lajm. Shumë demokratë e mbajnë si udhëheqësin e tyre, por në fakt ai është i derguari special i Edi Ramës në Seline Blu, dhe thonë se paguhet mirë për këtë detyrë. Pas pune kryen dhe detyren e kryetarit te PD-së.

Më kujtohet kur u vendos trau ne Kukës, me vrap atje Luli, doli në televizor dhe ishte veshur dhe krehur mirë, frynte erë por asnjë fije floku nuk i levizte, ngaqë përdor xhel origjinal. -Nuk ka burrë nëne, -tha ai, që vendos traun këtu, vetëm nëse kalojnë mbi mua. Trau u vu, dhe Luli nuk u ndje më.

Më kujtohet një dekleratë e Taulant Ballës në atë kohë kur tha se “Trau i Kukësit” u konvertua me 1 mijë metra katrorë tek Sheratoni.

Del në televizor “Edi Rama është hajdut, na vjedh votat”. Lëri këto budallëqe o Luli se nuk ka nevojë të vjedhë Edi Rama ty, sepse ja jep vetë ti. Jo vetëm disa votat por të gjithë kutinë.

Ti i le gjithë Parlamentin atij, e ike. Edi Rama për ty rron 1 mijë vite.

Do vihej Sandër Lleshi ministër Rendi, me të dalë ti me atë trimerinë prej 11 vjeçari duke deklaruar në televizion se ai nuk futet kurrë në atë zyrë vetëm nëse kalon mbi mua. Sandri është ministër dhe ta gëzoje atë post se fundja ushtarak është.

Nisën potestat tek Unaza e Re, prap ti në televizor si gjithmonë i krehur, i rruar e i parfumosur, darkë për darkë para se të ikje në shtëpi kaloje andej, i fusje një kronikë live në tv duke vazhduar me të njëjtin citim “Fadromat e Edi Ramës nuk kanë shans të shembin shtëpitë, vetëm nëse kalojnë mbi ne.” Unaza u shemb Luli, por ty të kishte mbetur dhe një vend për të bërë lajm, ishte Teatri Kombetar.

Dhe aty e njejta gjë, prap ti i krehur, pispillosur e parfumosur para kamerave kronike live, – Teatri nuk shembet, vetëm nëse fadromat kalonë mbi ne. Teatri u shemb………

Kam nisur të dyshoj se kjo është një lojë mes teje dhe punëdhënesit tënd me detyrë si kryeminister, për sistemin zgjedhor. Nuk do ti i pari ta ndryshosh, se po deshe ti, Edi Rama nuk ta prish, se ai është dhe politikan, besnik dhe më burrë. Nuk jam fare dakort që të ikë Edi Rama. Duhet të ikësh ti një herë, bile sa më shpejt, pastaj dhe ai natyrisht me vote.

Ti Luli ke zakonin më të keq në Botë, nuk del në votime dhe thua se më vodhën. Nuk po di si ta vë emrin, çun i bukur apo gazetar terreni! As njëri dhe as tjetri nuk i duhet Partisë Demokratike, por një Burrë ose Grua, mjafton që te mos ta ketë emrin Luli apo Lule. /idjoti.com

Artikuj të ngjashëm