Ekzekutimi me armë zjarri i biznesmenit në Himarë/ Zbardhen detaje: Goro po ecte me gruan kur atentatori iu afrua dhe e qëlloi me 5 plumba

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit të njohur Niko Goro. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.

Siç raporton gazetari Mehmeti, biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.

Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Ndërkohë pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.

Atentatorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës, pasi ai çdo mëngjes bënte shëtitje në këmbë. Ata dyshohet se i kanë bërë pritë Goros pranë një marketi dhe janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre.

Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-kafe dhe një hotel.

Artikuj të ngjashëm