fbpx

Emine Çunmulaj uron përvjetorin e Pavarësisë në mënyrën më origjinale (FOTO)

Modelja shqiptare me famë botërore Emine Çunmulaj uroi Shqipërinë në 108-vjetorin e saj të Pavarësisë. Me një foto ku ajo mbante veshur një veshje tradicionale shqiptare, modelja shkroi: “Jam shqiptare, bija e shqiptarit. Gëzuar 28 nëntori. Krenare të jem shqiptare”.

Kujtojmë se Emine e ka treguar gjithmonë se sa e lidhur është ajo me origjinën e saj.

Modelja ka ndërmarrë disa nisma bamirësie ku ka ndihmuar shumë familje shqiptare në gjendje të vështirë ekonomike.

FOTO: