fbpx

Fauci thotë se Dita e Falendërimeve ka shtuar rastet me koronavirus

Eksperti i sëmundjeve infektive dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar se pas Ditës së Falënderimeve, do të ketë shtim të rasteve me COVID-19.


Ditën e djeshme ai tha se nuk është vonë për ata që nuk janë kthyer në familjet e tyre. Festa e Falënderimeve zakonisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në ShBA.

ShBA ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 266,000 njerëz kanë humbur jetën.

Që nga e diela, numri i rasteve me COVID-19 të regjistruara në nëntor ka tejkaluar katër milionë, dyfishin e shifrës së regjistruar në tetor.