Jota: Nuk kisha presion duke zëvendësuar Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit dhe e kishte të pamundur që të luante mbrëmë.

Në ndeshjen kundër Suedisë, ishte Diogo Jota ai që mori detyrën për të zëvendësuar Ronaldon.

I pyetur pas ndeshjes, anëtari i Liverpool ka thënë se nuk kishte aspak presion për ta bërë këtë punë.

“Ishte mbrëmje e shkëlqyer dhe një nga paraqitjet më të mira për vendin tim. Patëm rezultat ët mirë në Suedi, skuadër e cila nuk është lehtë të luhet kundër saj, kështu që duhet të jemi krenarë”, ka thënë Jota fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Trajneri zgjedh 11-ën për secilën ndeshje. Bëra më të mirën në fushë. Nuk kisha presion për ta zëvendësuar Ronaldon. Jemi profesionista dhe nëse trajneri zgjedh 11-ën për të zbritur në fushë, ata lojtarë të zgjedhur duhet të punojnë”, shtoi lojtari.

Testi pozitiv i Cristiano Ronaldo për Covid-19 rrezikon t’i humb atij edhe ndeshjen e Juventus kundër Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm