fbpx

Ministri i Brendshëm Vulin: Hetime serioze në lidhje me përgjimin e presidentit Vuçiç

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksander Vulin, deklaroi se po zhvillohet një hetim serioz për rastin e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

“Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate”, tha ministri Vulin për mediat.

Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiç do të mund të flitet vetëm kur policia t’u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare.

Më 31 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, deklaroi ai ishte përgjuar nga shërbimet e brendshme dhe se autoritetet kompetente do të përcaktojnë nëse ato ishin të lidhur me shërbime të huaja.

“Mendoj se e di kush qëndron pas saj, por nuk do të doja ta thoja publikisht”, tha Vuçiç, duke shtuar se autoritetet kompetente po merren me këtë çështje.

Vuçiq tha se “përgjimi i presidentit të shtetit është një përpjekje e drejtpërdrejtë për një grusht shteti”.

Ndërkohë sipas ministrit të Brendshëm serb është e rëndësishme të zbulohen të gjitha detajet në lidhje me këtë rast.

Ministri Vulin theksoi se askush nuk lejohet të përgjojë cilindo qytetar të Serbisë pa një urdhër të duhur, dhe se kjo është veçanërisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për presidentin e shtetit.

Prokuroria e Lartë Publike dhe Prokuroria Publike e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë (RFE) nëse kanë filluar të veprojnë sipas pretendimeve të Vuçiqçit se ai ishte përgjuar.

Ata gjithashtu nuk iu përgjigjën pyetjes se cili ishte rezultati në rastet e mëparshme të akuzave për përgjime të zyrtarëve shtetërorë dhe politikanëve.

Në gusht të vitit 2019, Vuçiç tha se ai kishte qenë subjekt i monitorimit dhe mbikëqyrjes së shërbimeve sekrete serbe për 25 vitet e fundit, dhe në Pink TV ai citoi disa dokumente të kategorizuara si “sekret shtetëror”.

Ai më vonë pretendoi se ai hoqi shenjën e fshehtësisë në përputhje me ligjin./REL