PD i kthehet Ramës: Tmerri i trafikut në Unazën e Re i shtohet aferës 48 milionë euro për 2.2 kilometra rrugë

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook”, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tmerri i trafikut në Unazën e Re, i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë.

Teliti thekson se një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, dhe një recepsionist 26-vjeçar që u bë kurban për një grusht para.

Postimi i Dorjan Telitit:

Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.

Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania.

48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.

Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.