Rishfaqet Fatos Nano/ Shihni sa ka ndryshuar ish-kryeministri

Lefter Koka ka postuar një fotografi me Fatos Nanon. Kjo është një nga daljet e rrala publike për ish-kryeministrin, i cili që nga largimi i skenës politike ka vendosur të vijojë jetën e tij në hije. Ashtu si shihet, Nano shfaqet i transformuar në pamjen e tij.

Statusi i Lefter Kokës

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë!

Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.