Rukiqi: Kosova nuk po hapet në asnjë element ndaj Serbisë nga Mini-Shengeni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ftuar në emisionin ‘Balkan Talks’ të televizionit ‘Euroneës Albania’, ka deklaruar se Kosova nuk hapet në asnjë element më shumë ndaj Serbisë në rast të jetësimit të Mini-Shengenit.


Rukiqi ka sqaruar edhe se si projekti ballkanik Mini-Shengen largon barrierat e lëvizjes së lirë, teksa ka thënë se fokusohet në katër pika.

“Nuk po hapim ne më shumë ndaj Serbisë sesa që jemi të hapur. Në asnjë element nuk po hapemi më shumë ndaj Serbisë e as ndaj Shqipërisë e as ndaj Maqedonisë Veriore sesa nga kjo që jemi. Ne jemi të hapur. Nuk ka vend i rajonit që nuk hyn me letërnjoftim në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Mini-Shegeni e ka fokusin në katër fokuse: lëvizja e lirë me letërnjoftim, me leje të qëndrimit, pra punëtor të lëvizin lirshëm, me njohjen e certifikatave të ndryshme profesionale që lëshohen në një vend, minizim të skajshëm të procedurave të tejkalimit të mallrave në doganë, nënkupton që një diplomë universitare që lëshohet në Prishtinë të pranohet edhe në vende tjera, nënkupton që një kompani e Kosovës të jetë e barabartë në procedurat e prokurimit edhe në vendet e tjera… “, ka deklaruar tutje kryetari i OEK.

Tutje, ai ka thënë se Kosova nuk mund të ecë drejtë normalizimit ekonomik në rast se vazhdon me barriera të këtilla.