fbpx

Sa është pasuria e Presidentit? Blendi Fevziu i bën pyetjen që nuk e priste, Ilir Meta i kthehet ‘flakë për flakë’

Gazetari Blendi Fevziu e vuri dje në siklet Presidentin Ilir Meta teksa e pyeti sesa është pasuria e tij dhe si e ka marrëdhënien me paranë.

Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme. Meta ka vijuar më tej duke thënë se marrëdhënien me paranë e ka të largët, dhe kurrë në shtëpi nuk është marrë me menaxhimin e tyre.

Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?

Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.

Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?

Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

Pyetje: Padyshim komente ka sa të duash.

Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.