fbpx

Shkencëtarët e kanë kuptuar se për çfarë ëndërrojnë qentë

Të gjithë personat që kanë qenë mund ta mendojnë shpesh se për çfarë mendon qeni i tyre.

Kur ata fillojnë të lëvizin putrat sikur të jenë duke vrapuar, sigurisht po ndjekin ndonjë mace në ëndërr apo jo?

Epo në fakt mund të jetë ajo, por ka edhe gjëra të tjera. Shkencëtarët nga universiteti i Harvard kanë zbuluar se qenë shpesh ëndërrojnë për njeriun që e duan më së shumti.

Njerëzit ëndërrojnë për atë që i shqetëson më së shumti gjatë ditës në një formë jologjike. Por edhe kafshët veprojnë njëjtë.

Ata lidhen jashtëzakonisht me njerëzit me të cilët jetojnë, prandaj ata me shumë gjasë ëndërrojnë për fytyrën tuaj, aromën tuaj dhe sa të lumtur të bëjnë.

Ata gjithashtu mund të ëndërrojnë se kanë bërë diçka të iu nevrikosin. Por, ju jeni gjithmonë në mendjen e tyre, dhe kjo nuk ndryshon as kur ata flenë. /Lajmi.net/