Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë, në Gjilan të Kosovës, janë anëtarë të një familje.
Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.
Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.
Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes, shkruan Noa.
Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një emigrant dhe familja e tij, të cilët kishin ardhur nga Zvicra për të festuar festat e fundvitit.
Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas veten.