“Të infektuarit janë rritur mbi 11 herë”, Meta: Shqetësuese, Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të infekuarve në vend. Për këtë presidenti i Republikës Ilir Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera .

Më tej, Meta shton se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH dhe kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, deklaron Meta.