fbpx

“Të qash e të qeshësh”, Rama i përgjigjet Metës për huanë saudite

Kryeministri Rama i përgjigjet përmes Twitter-it reagimeve nga zyra e Presidentit Meta për “ngërcin” e krijuar për miratimin e marrëveshjes së huasë saudite për projektin e rrugës Orikum-Vlorë.

Rama shprehet se arsyet e artikuluara prej Metës janë për të qeshur e qarë njëkohësisht, ndërsa shton se i ka dërguar këtij të fundit sqarime dhe se do presë deri sa t’i lexojë.

STATUSI I PLOTE
Kryeministri Rama në Twitter:

Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh! Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!