fbpx

Tirana tronditet natën e ndërrimit të viteve, 34-vjeçari vret kunatin

Tirana tronditet natën e ndërrimit të viteve. Një 34-vjeçar ka vrarë kunatin e tij. Nga sa bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në rrugën 5 Maji, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.