fbpx

Trazirat në SHBA! Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta dhe paralajmëron zhvillime të reja

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ditën e djeshme në Open zhvillimet e fundit që po ndodhin në SHBA, ku mbështetës të Donald Trump kanë hyrë me dhunë në Kongresin Amerikan.

Ai tha se kjo situatë vjen nga dëshpërimi i një të çmenduri që në këtë rast është Trump.

“Ata nuk e çajnë kokën se nuk ka forcë atje. Trump nuk më ngjalli gjë kur e dëgjova se çfarë do të bëjnë do të zgjedhin Trump diktator? Fitoi sistemi jo Biden. Bënë atë që nuk bënë gjermanët në ’43-shin. Ka hyrë gjë ushtria? Jo. Nuk janë të dëmshëm, do të rrinë një ditë dy ditë 5 ditë. Sot ai merr certifikimin e votave elektorale. Ai e mbante armën sepse Amerika e ka të ligjshme mbajtjen e armëve dhe është i vetmi shtet të ligjshme mjafton që të regjistrojë numrin, shumica që janë të paguar do të prishin sistemin demokrat në SHBA?”, tha Ngjela.

Kujtojmë se mbështetësit e Trump kanë hyrë me dhunë në ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan pas vendimit se fituesi i zgjedhjeve është Joe Biden.