fbpx

Turqia dhe Rusia po krijojnë një qendër të përbashkët ushtarake në Karabakh

Të dy vendet planifikojnë të monitorojnë zbatimin e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Bisedimet mbi detajet teknike mbi krijimin dhe përgjegjësitë e qendrës së përbashkët turko-ruse kanë përfunduar dhe një marrëveshje është nënshkruar, tha Ministria Turke e Mbrojtjes të martën.

Ministria njoftoi në Twitter se po punohej për të vënë në funksion qendrën sa më shpejt të jetë e mundur, duke kujtuar se në 11 nëntor, ministrat e mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë Hulusi Akar dhe Sergey Shoigu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi përmes video konferencës.

Përmes një qendre të përbashkët në Nago-Karabak, delegacionet ushtarake turke dhe ruse planifikojnë të monitorojnë dhe kontrollojnë zbatimin e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, shtoi deklarata. Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, ministria tha që ajo nuk mund të zbulonte detaje për shkak të një klauzole të veçantë që kufizonte deklarata të tilla, shkruan Infoshqip.

Marrëdhëniet midis ish-republikave Sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë janë tensionuar që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nago-Karabakun si dhe shtatë rajone fqinje, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armene.Të dy vendet, me ndërmjetësimin e Rusisë, nënshkruan një marrëveshje në 10 nëntor mbi ndërprerjen e luftimeve dhe punën për një rezolutë gjithëpërfshirëse. Armëpushimi konsiderohet si një fitore e madhe për Azerbajxhanin dhe një humbje e rëndë për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës u tërhoqën siç përcaktohet në marrëveshje