fbpx

Urimi i madh i Peles për Messin pas barazimit të rekordit nga argjentinasi

Legjenda braziliane, Pele ka uruar kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi ky i fundit barazoi një rekord të madh të golave të tij.

Barcelona barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Valencias, ku golat për vendasit i shënuan Lionel Messi (45+) dhe Ronald Araujo (52’).

Goli i Messit nuk ishte thjeshtë një gol i radhës pasi ylli argjentinas me këtë gol barazoi një rekord të madh të mbajtur nga legjenda, Pele.

Messi shkoi në shifrën e 643 gola për Barcelonën duke barazuar rekordin e Peles me Santosin si lojtari që shënon më shumë gol në histori për një klub të vetëm.

Pas barazimit të këtij rekordi ka ardhur edhe urimi i Peles për Messin në rrjetet sociale private.

“Kur zemra juaj vërshon nga dashuria, është e vështirë të ndryshoni rrugën tuaj”.

“Sikur ti, e di çfarë do të thotë të mbash fanellën e njëjtë çdo ditë. Sikur ti, e di që nuk ka asnjë vend më të mirë, se aty ku ndihet si në shtëpi”.

“Urime për rekordin historik, Lionel. Por mbi të gjitha, urime për një karrierë të bukur te Barcelona”.

“Histori si e jona, për të dashur të njëjtin klub për kaq gjatë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Te admiroj shumë Leo Messi”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram.

The post Urimi i madh i Peles për Messin pas barazimit të rekordit nga argjentinasi appeared first on Lajme.al.